Sunday, 22 October, 2017

Regjistrimi

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në vitin shkollor 2017/18, në klasën e parë dhe të dhjetë.

NXENESIT

Regjistrimi i nxënësve në klasat e tjera varet nga numri i vendeve të lira!

Regjistrimi në klasat 1-9

Regjistrimi në klasat 1-9

Regjistrimi në klasat 1-9

  1. Në klasat 1-9 mund të regjistrohen të gjithë fëmijët e moshës 6-15 vjeç, pa asnjë diskriminim në bazë kombëtare, etnike, fetare, gjinore, racore, sociale, gjuhësore, rajonale, etj., me kusht që t’i plotësojnë kërkesat e veçanta për regjistrim, siç janë:
    • Aftësitë psiko-fizike për vijimin e shkollimit të rregullt.
    • Mosha adekuate për regjistrim në klasën e parë, respektivisht kryerja me sukses e klasës paraprake sipas planit dhe programit mësimor të Kosovës ose një plani dhe programi mësimor të pranuar nga MASHT me aktin e licencimit, barasvlerës, apo me ndonjë akt tjetër juridik të aplikueshëm në Kosovë.
    • Nënshkrimi i kontratës së shkollimit nga ana e prindit ose e kujdestarit të nxënësit dhe kryerja me rregull e obligimeve që dalin nga kjo kontratë.
  2. Regjistrimi i nxënësve të rinj vazhdon deri në fillim të vitit shkollor, respektivisht deri në plotësimin e vendeve të lira.
  3.  Regjistrimi i nxënësve të rinj bëhet me përparësi sipas radhës së paraqitjes.
  4.  Regjistrimit të nxënësve në klasën e parë i paraprin biseda me psikologun me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik të nxënësit. Të gjithë fëmijët nën moshën 6 vjeçare që tregojnë aftësi psiko-fizike të gatshme pë regjistrim në shkollë mund të regjistrohen me rekomandimin e psikologut të shkollës dhe me vendimin e drejtorit.
  5.  Regjistrimit të nxënësve në klasat e tjera i paraprin biseda/ testimi nga psikologu dhe mësimdhënësit e caktuar me qëllim të përcaktimit të shkallës së zhvillimit psiko-fizik dhe të zhvillimit të të nxënit, të nxënësit.
  6. Regjistrimi i nxënësve aktualë të Shkollës “Mileniumi i Tretë” në vitin shkollor vijues bëhet deri më dt. 2 qershor. Pas kësaj date vendet e nxënësve të pa regjistruar shpallen të lira.
  7. Kontratat për shkollim për të gjithë nxënësit e regjistruar në vitin shkollor vijues duhet të nënshkruhen më së voni deri më 16 qershor. Mos respektimi i këtij afati do të konsiderohet si heqje dorë nga regjistrimi.

Regjistrimi i nxënësve të rinj në klasën 10

Regjistrimi i nxënësve të rinj në klasën 10

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë nxënësit e moshës nën 17 vjeç, të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • kanë mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm të ulët, ose shkollimin e barasvlershëm,
  • nuk kanë bërë shkelje të rënda disiplinore gjatë dy viteve të fundit të shkollimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Shkolla e mesme e lartë (klasat 10-12) funksionon sipas planprogramit mësimor të Kosovës, duke ofruar mësimin në dy drejtime:

  1. Gjimnazi i shkencave Natyrore,
  2. Gjimnazi i shkencave Shoqërore.

Për më shumë informata shkarkoni planin dhe programin mësimor.  

Për nxënësit do të organizohet testi pranues në këto lëndë:

  • Gjuhë shqipe – deri në 40 pikë,
  • Matematikë – deri në 40 pikë,
  • Gjuhë angleze – deri në 20 pikë.

Pyetjet do të jenë nga plani dhe programi mësimor i Kosovës.

Shkarko modelin e testit pranues

Rangimi i nxënësve dhe pranimi i tyre në drejtimin përkatës do të bëhet sipas rezultatit në testin pranues. Shkolla do të bëjë përpjekje maksimale që secili nxënës i ranguar të regjistrohet në drejtimin e zgjedhur, por, nëse nuk ka mundësi për këtë do të ofrohet regjistrimi në drejtimin tjetër.

Fletëparaqitjet për regjistrim në klasën e dhjetë pranohen deri më  9 qershor 2017.

Testi pranues mbahet më 12 qershor 2017 me fillim në orën 12.

Çmimi bazë i shkollimit për një vit, përfshirë edhe tekstet mësimore, është

  1. Për regjistrim në klasat 1-9 – 2,100 EUR,
  2. Për regjistrim në klasën 10, 11 dhe 12 – 2,300 EUR

Në çmim nuk përfshihet uniforma, e cila kushton rreth 40 EUR dhe është e obligueshme për nxënësit e klasave 6-12.

Ekzistojnë tri opsione për pagesën e shkollimit:

Opsioni 1: Shuma e plotë e shkollimit paguhet me rastin e nënshkrimit të kontratës së shkollimit.

Opsioni 2: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet gjysma e shumës së shkollimit, ndërsa gjysma tjetër deri më 1 dhjetor 2017.

Opsioni 3: Me rastin e nënshkrimit të kontratës paguhet shuma prej 500 EUR, ndërsa pjesa e mbetur në 10 kiste të barabarta mujore duke filluar nga shtatori i vitit 2017. Pagesat mujore do të realizohen përmes skemës së debitimit direkt. Për të përfituar nga kjo skemë klienti duhet të ketë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë.

Për regjistrimin e fëmijës së dytë, Shkolla ofron zbritje prej 10%, ndërsa për regjistrimin e fëmijës së tretë zbritja është 20%.

2.2 Me rastin e regjistrimit të nxënësit për herë të parë në klasat 1-9 bëhet pagesa e paradhënies në shumë prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës në bazë të kontratës.

Shkolla ka restorantin që ofron mëngjesin me çmim prej 17 EUR/muaj dhe drekën me çmim 43 EUR/muaj. Shfrytëzimi i shërbimit nuk është i obligueshëm. Pagesa e shumës për  8.5 muaj mund të bëhet përmes llogarisë bankare, para fillimit të vitit të ri shkollor, ose në fillim të çdo muaji në arkën e restorantit.

2.3 Kompania “Trio Trans” ofron transportin nga çdo pikë brenda qytetit deri në shkollë dhe anasjelltas me çmim 30 EUR/muaj. Shfrytëzimi i këtij shërbimi nuk është i obligueshëm. Shkolla nuk është ofertuese e këtij shërbimi, nuk e bën inkasimin e mjeteve as faturimin për këtë shërbim dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për ndryshimin eventual të çmimeve.

Dokumentet e nevojshme

Dokumentet e nevojshme

Klasa I

Klasa I

  • Fletëregjistrimi i plotësuar (M3-R1)
  • Certifikata e lindjes
  • Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
  • Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim, respektivisht kthehet nëse konstatohet se fëmija nuk i plotëson kushtet psiko-fizike për shkollim të rregullt.

Klasa (II-IX) – regjistrimi i parë

Klasa (II-IX) – regjistrimi i parë

  • letëregjistrimi i plotësuar (M3-R2)
  • Certifikata e lindjes
  • Fotokopja e një dokumenti të identifikimit të prindit ose të kujdestarit
  • Fletëkalimi ose dëftesa nga shkolla ku fëmija e ka mbaruar klasën paraprake
  • Pagesa e paradhënies për regjistrim në lartësi prej 150 EUR. Kjo shumë zbritet nga kësti i parë i pagesës për shkollim.

 

Klasa X

Klasa X

  • Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
  • Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillore dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin fundit të shkollimit të obligueshëm (klasa 9),
  • Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
  • Një foto e madhësisë së pasaportës

Klasa XI-XII

Klasa XI-XII

  • Fletëparaqitja e plotësuar (M3-R3)
  • Dëftesa për përfundimin e shkollimit fillore dhe të mesëm të ulët ose vërtetimi se nxënësi vijon vitin fundit të shkollimit të obligueshëm (klasa 9),
  • Fotokopja e certifikatës së lindjes së nxënësit,
  • Një foto e madhësisë së pasaportës