ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

MIRËNJOHJE PËR THEMELUESIN DHE KONTRIBUESIT E SHKOLLËS

MIRËNJOHJE PËR THEMELUESIN DHE KONTRIBUESIT E SHKOLLËS

Në 15 vjetorin e themelimit të Shkollës Jopublike “Mileniumi i Tretë”

Sot, për nder të 15- vjetorit të themelimit të Shkollës Jopublike “Mileniumi i Tretë”, Këshilli i Klasave organizoi një koktej jo vetëm për të shënuar këtë ditë, por edhe për të nderuar punën e secilit prej kontribuuesve këtu e 15 vjet më parë, nga themeluesi, drejtuesja e shkollës, mësimdhënësit e deri te stafi teknik i saj.

Këshilli në fjalë, për kontribut të pakursyer në udhëheqjen, menaxhimin, ngritjen e zhvillimin e mësimdhënësve dhe nxënësve të saj dha mirënjohje të veçantë për themeluesin e kësaj shkolle, Drejtorin Ekzekutiv të Qendrës për Arsim të Kosovës z. Dukagjin Pupovci dhe Drejtoreshën e Shkollës, znj. Afrore Lila. Njëkohësisht, në këtë përvjetor, nga drejtoria e shkollës sonë, me mirënjohje u nderuan një pjesë e madhe e mësimdhënësve dhe e stafit teknik, për përkushtim dhe veprimtari të çmuar në ngritjen dhe zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies së dhënë ndër vite. Me këtë rast, para të pranishmeve, z. Pupovci shprehu mirënjohjen e tij për kujdesin dhe respektin e treguar nga Këshilli, gjithashtu shpaloi një historik të shkurtër të “Mileniumit të Tretë” dhe evokoi kujtime nga ideja te konkretizimi i këtij projekti të madh. Ndërsa, drejtoresha znj. Lila, në shenjë mirënjohjeje për themeluesin, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët  e saj, të pranishmeve iu drejtua me një fjalim përmbajtjesor me fokus historikun, punën dhe të arriturat e kësaj shkolle.

Shkolla Jopublike “Mileniumi i Tretë” filloi punën në vitin 2004.