Thursday, 22 August, 2019

Prezantime e ligjërata të ndryshme në takime të Departamenteve

“Kreativiteti në matematikë” ishte tema të cilën e prezantuan Florije Aliçkaj dhe Jeta Kingji Kastrati mësimdhënëse të Matematikës, në takimin e Departamentit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Tema ishte me mjaft interes për mësimdhënësit sepse aty u shpalosën dhe u diskutuan karakteristikat e kreativitetit jo vetëm në matematikë, po në përgjithësi dhe mënyrat se si të arrihen rezultatet e të nxënit nëpërmjet metodave kreative të mësimdhënies.

Si edhe takimet e tjera, edhe ky i sotit u bë me qëllimin e zhvillimit profesional dhe bashkëveprimit ndërmjet mësimdhënësve të shkollës sonë.