Tuesday, 23 April, 2019

Vizitë në autoshkollën “Linda”

Nxënësit e klasës V-2  vizituan autoshkollën “Linda” në Prishtinë.  Z.Sadik Behrami – inxhinier i komunikacionit dhe njëkohësisht instruktor në autoshkollën “Linda” na priti ngrohtësisht në ambientin e tyre, së bashku me ekipin e tij.

Nxënësit patën rastin që të mësojnë për rregullat e sigurisë dhe të komunikacionit rrugor, për shenjat e lejimit, urdhrat e prera, semaforin dhe shtigjet për këmbësore etj.

Nxënësit parashtruan pyetje nga më të ndryshmet për instruktorin e komunikacionit z. Behramin dhe ai me shumë vullnet dhe dëshirë, u përgjigj në secilën prej tyre.

Klasa V-2 falënderon përzemërsisht prindin Lumnie Behrami – Aliu që mundësoi realizimin e vizitës në autoshkollën “Linda”.