ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

“EKSKURSIONET, GJUETI PËR THESARE”, TEMA E RADHËS NË DPSHH

“EKSKURSIONET, GJUETI PËR THESARE”, TEMA E RADHËS NË DPSHH

“Gjueti për thesare” u citua të kenë thënë Fabroni, Galeti dhe Savareli për ekskursionet dhe rëndësinë e tyre. Me këtë fjali nisi prezantimin e saj sot znj. Zymryte Avdiu, profesoreshë e Gjeografisë lidhur me ekskursionet, rolin dhe rëndësinë e tyre. Ajo foli veçanërisht për rëndësinë e ekskursioneve kur organizohen më nxënës, pasi përmes tyre ndikohet në edukimi, zhvillohen pikëpamjet shkencore mbi botën, kultivohen shijet estetike, rritet shkalla e solidarizimit, e socializmit, e tolerancës, etj. Zonja Avdiu përfundoi prezantimin e saj duke theksuar rëndësinë e ekskursioneve kur ato bëhen në pikat turistike me vlerë arkeologjike: “Kur kemi të bëjmë me ekskursionet të cilat kanë të bëjnë me njohjen e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të trojeve tona, nxënësit do t’i duan, aq sa i njohin ato”

Këto prezantime bëhen me qëllim të ngritjes profesionale e bashkëpunimit të ndërsjellë mes mësimdhënëseve e mësimdhënësve në kuadër të Departamentit të Shkencave Humane.