ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Bashkëpunimi shkollë-familje

Bashkëpunimi shkollë-familje

Bashkëpunimi shkollë-familje është ndër dimensionet më të rëndësishme të shkollës sonë. Prindërit e nxënësve, me gjithë angazhimet që kanë, vazhdimisht gjejnë kohë që të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme edukativo-arsimore. Ishte z. Arton Kubati (prind i nxënëses Andra Kubati), që mori iniciativën dhe organizoi vizitën tonë në Qendrën Laserike të Syrit “Kubati”. Ne, përveç që pamë nga afër punën e okulistit  dhe mjetet për  kontrollimin e  syve, në “Kubati” na u ofrua mundësia që të kontrollohemi detajisht, një nga një. Përveç këtyre, ligjërata nga z. Arton për kujdesin ndaj syve na ofroi informata të cilat ne do t’i ruajmë si “vathë ne vesh”. Mirënjohje dhe falenderim i pafund për gjithë punonjësit e kësaj qendre për mikpritjen dhe dashamirësinë.