Monday, 17 December, 2018

Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)

Nxënësit e klasave të V-ta patën rastin që të vizitojnë Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) konkretisht sektorin e meteorologjisë. Eksperti i meteorologjisë nga IHMK – u shpjegoi nxënësve të gjitha pajisjet  të cilat monitorojnë gjendjen e kushteve klimatike në Kosovë.

Nxënësit mësuan informata të rëndësishme për pajisjet dhe rolin që ato kanë në kontrollimin dhe matjen e temperaturës, sasinë e shiut, borës, nivelin e lagështisë  si dhe për matjen cilësisë së ajrit në vendin tonë. Ata patën rastin që të parashtrojnë edhe pyetje të shumta dhe të marrin përgjigje jashtëzakonisht të vlefshme për ta.

Klasat e V-ta falënderojnë ekipin e ekspertëve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.