ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Shkolla jonë mirëpriti delegacionin arsimor nga Afganistani e Kanadaja

Shkolla jonë mirëpriti delegacionin arsimor nga Afganistani e Kanadaja

Sot, më 25 nëntor 2014, shkollën tonë e vizitoi një delegacion prej 25 mysafirëve nga Afganistani dhe Kanadaja. Vizitorët ishin mësimdhënës dhe udhëheqës të sektorëve të ndryshëm të arsimit në shtetet e tyre, prandaj edhe kishin shprehur dëshirën të shohin një shkollë model të mësimdhënies inovative në Kosovë.

Znj. Afrore Lila, drejtoreshë e shkollës, e shoqëruar nga zv. drejtoresha dhe udhëheqësit e departamenteve priti delegacionin, të cilit i mbajti një prezantim mbi zhvillimin e shkollës ndër vite, pikat e forta të shkollës, vështirësitë dhe metodologjinë e punës në shkollë duke sqaruar qasjen inovative dhe të veçantat që e bëjnë shkollën të dalluar nga shkollat e tjera. Interesimi i vizitorëve u përqendrua në testet e jashtme që aplikohen në shkollë, vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, ditarin on-line, aktivitetet jashtë mësimore, etj.

Vizitorët, po ashtu, patën rastin të shohin edhe disa nga klasat dhe kabinetet e shkollës si dhe patën mundësinë të bisedojnë edhe me ndonjë nga nxënësit e shkollës, gjatë vizitës nëpër klasa.

Delegacioni_1 Delegacioni_2 Delegacioni_3