Saturday, 20 July, 2019

20 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve

20 Nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Kjo ditë ka për qëllim të jetë ditë aktivitetesh për të promovuar idealet dhe objektivat e Kartës për të Drejtat e Fëmijëve si dhe mirëqenien e fëmijëve të botës.

Klasat e pesta këtë ditë e shënuan me aktivitete të ndryshme, të organizuar nga prindi i klasës V-1, z.Petrit Tahiri.

Falënderojmë  prindin z. Petrit Tahiri për aktivitetet  kreative të cilat i zhvilloji me nxënësit.