Monday, 17 December, 2018

TRAJTIMI PEDAGOGJIK I SJELLJEVE TË PAPËRSHTATSHME

  Në kuadër të Departamentit të Shkencave Humane është mbajtur prezantimi i radhës me temë “Trajtimi pedagogjik i sjelljeve të papërshtatshme”nga mësimdhënësja  e lëndës së Edukatës qytetare, zonja Lumnije Behrami Aliu.

   Gjatë prezantimit u diskutua dhe u shkëmbyen eksperienca lidhur me çështje relevante me temën si: identifikimi i fëmijëve me sjellje të papërshtatshme, shkaktarët e nxitjes së këtyre sjelljeve, ndikimi i faktorëve të jashtëm në këto sjelljet dhe  faktorët kyç që ndikojnë në trajtimin e tyre.