Wednesday, 21 November, 2018

Përgatitja e turshive nga nxënësit e klasave të katërta

Tema e projekteve modulare për muajin tetor “Vjeshta në vendin tonë”, na mundësoi që të njohim dimensione të ndryshme të kësaj stine.

Ndër të tjera, se si përgatiten turshitë – kjo pjesë e rëndësishme e tryezës sonë. Këtë e kuptuam përmes aktivitetit të përgatitjes së turshive.

Ky aktivitet nuk do të ishte kaq kuptimplotë pa ndihmën e zonjave: Fitore Hoxha (zëvendës-drejtoreshë në shkollën tonë dhe nëna e nxënësit Lir Salihu) dhe Xhevahire Duli – Gashi (punëtore e administratës së shkollës), të cilave u jemi mirënjohës për përkushtimin, ndihmën dhe kënaqësinë e ofruar.

Një falënderim i veçantë për Drejtoreshën e shkollës, znj. Afrore Lila, e cila nuk rresht asnjëherë që fëmijëve të ju dëshmojë që kur jemi të bashkuar gjëra të mira ndodhin.