ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

VIZITË NË QYTETIN HISTORIK – PRIZREN

VIZITË NË QYTETIN HISTORIK – PRIZREN

Nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të Shkollës sonë e filluan ditën me një vizitë në qytetin historik të Prizrenit. Ata me kurriozitet shikuan vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të Prizrenit, monumentet e ruajtura nga e kaluara ndër breza, e të gjitha ato trashëgimi për të cilat edhe flitet në klasat tona.

Nxënësit të shoqëruar me mësimdhënësit në kuadër të lëndës së historisë e gjeografisë, vizituan arealin muzeal të shtëpisë Lidhja e Prizrenit, Kompleksin e Shatërvanit, Xhaminë e Sinan Pashës, Urën e Gurit, Nënkalanë, Kalanë, Marashin e krojet e qytetit.