Tuesday, 16 October, 2018

Qasja ndaj nxënësve me vështirësi në të nxënë

Në  kuadër  të  Departamentit  të Shkencave Shoqërore, psikologia e shkollës Nerxhivane Haziri – Gjukaj prezantoi para mësimdhënësve temën”Qasja ndaj nxënësve me vështirësi në të nxënë”, temë e cila  trajtoi karakteristikat kyçe të nxënësve me vështirësi në të nxënë, duke hollësuar edhe me shembuj praktik e koherent krahas mendimeve të ekspertëve të kësaj fushe.

 Ajo me një përkushtim e kujdes  të veçantë diskutoi çështje që kanë të bëjnë me vështirësi në të nxënë siç janë disleksia, diskalkulia, disgrafia, dispraksia , autizmi dhe çrregullimet emocionale e të sjelljes. Krahas këtyre, psikologia e shkollës  prezantoi edhe  aktivitetet të cilat ndihmojnë nxënësit që  ballafaqohen dhe prekën nga probleme të tilla.