Tuesday, 16 October, 2018

Ligjëratë nga prindi z.Veton Ejupi

Sot ishte Dita Ndërkombëtare e farmacisë! – dhe për nder të saj prindi i klasës V-2, z.Veton Ejupi ligjëroi për historikun e farmacisë ndër shekuj.

Nxënësit morën informacione të shumta për profesionin e farmacistit, historinë e tij ndër shekuj, zbulimet e mëdha të mjekësisë dhe për kontributin e njerëzve të shumtë, të cilët me zbulimet e tyre, ndihmuan njerëzimin për t’i përballuar dhe tejkaluar sëmundjet e ndryshme. Ndër të tjera, mësuan edhe informacione për llojet e ndryshme të barnave, mënyra se si janë krijuar ato nëpër shekuj dhe si krijohen sot.

Profesioni i farmacistit konsiderohet të jetë i shtrenjtë. Kërkohet buxhet marramendës dhe vite të shumta pune që të arrihet zbulimi i një bari shërues.

Disa nga njerëzit më të njohur që dhanë kontribut të madh në Farmaci janë:

-Aleksandër Fleming – zbuloi penicilinën; John Pemberton; Hubert Humphery; Ferid Murad (me prejardhje shqiptare) etj,

Klasa V-2 falënderon prindin e klasës z.Veton Ejupi për ligjëratën atraktive që realizoi në shkollën “Mileniumi i Tretë”.