Tuesday, 11 December, 2018

PAQJA FILLON ME NJË BUZËQESHJE

Sot, më 21 shtator, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes. E shënuam edhe ne! Kjo ditë festohet nga shtatori i vitit 1982, pasi, një vit më parë (1981), ishte vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

“Paqja fillon me një buzëqeshje”, do të thoshte Nëna Terezë, mirëpo për t’u arritur e për t’u mbajtur ajo, duhet shumë më shumë. Paqja është mirëkuptim, është aftësia për ta dashur e për ta respektuar tjetrin, është aftësia për të mbajtur larg çdo konflikt, është e drejtë, dije, është punë, është tolerancë e liri, është jetë e qetësi shpirtërore.

Me këto fotografi ne ju urojmë Ditën e Paqes, duke dëshiruar që fjala paqe të mos mbetet shpresë e iluzion, por të mbizotërojë në të gjithë botën!