Friday, 21 September, 2018

Punëtori: “ Mësimdhënia dhe vështirësitë  në të nxënë “

Motiv pune për vitin e ri shkollor në shkollën “ Mileniumi i Tretë ”

 

Pas pushimit veror, motivi i punës dhe prezantimeve për këtë vit të ri shkollor nga mësimdhënësit vjen me entuziazëm në traditën e shkollës sonë.

Në takime të tilla punëtorie, përherë preken tema interesante të cilat gërshetojnë mësimdhënien e avancuar dhe koherente krahas metodologjisë, praktikës së zbatueshme për të gjithë mësimdhënësit në korrelacion me një bashkëpunim të mirëfilltë në fushën e arsimit.

Punëtoria e radhës u mbajt nga psikologia e shkollës znj. Nerxhivane Haziri Gjukaj. Tema e trajtuar ishte Mësimdhënia dhe vështirësitë në të nxënë. Gjatë punëtorisë mbizotëroi atmosferë pune ku pjesëmarrja në diskutime dhe shkëmbimi i përvojave  të mësimdhënësve ishte shumë aktive. Çështjet specifike të trajtuara në punëtori ishin metodat e mësimdhënies, rëndësia e detyrave të shtëpisë, vështirësitë në të nxënë, identifikimi dhe trajtimi i këtyre vështirësive brenda kontekstit të shkollës e shumë çështje të tjera lidhur me mësimdhënien dhe mësimnxënien.

Në përmbyllje të punëtorisë, mësimdhënësit dukeshin të relaksuar dhe të përgatitur për punën e tyre të palodhshme në përgatitjen e brezave te suksesshëm.