ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

PANAIRI I HAPUR I LEXIMIT

PANAIRI I HAPUR I LEXIMIT

RISITË VAZHDOJNË NË SHKOLLËN “MILENIUMI I TRETË”

Në prag të 8 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, sot u realizua Panairi i Hapur i Leximi, një aktivitet që organizohet për herë të dytë në shkollën tonë. Të gjithë nxënësit, nga klasa I-XII u angazhuan në aktivitetin e leximit të librit, të komentimit të tij, të shkrimit e të vizatimit. “Oh, për një libër dhe një cep me hije… “, thotë John Wilson-i. Edhe ideja e leximit sot në mjedise të hapura, duke zënë një hije, të gjithë bashkë, mësimdhënës e nxënës, duke folur rreth librit në mënyrë gjithëpërfshirëse, pati ndikim emocional te të gjithë, duke përçuar mesazhin se leximi ka aftësi të jashtëzakonshme të hapë shumë rrugë, përveç që është argëtues, por mbi të gjitha të bën njeri më të mirë, më të kompletuar, më të lumtur.