ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

SHTATORI I HARESË

SHTATORI I HARESË

Kur vjen shtatori, kur vjen dita për t’u kthyer në shkollë, zemra rrah ndryshe. Edhe sot, në shkollën tonë  çdo zemër rrahu ndryshe. Mjediset u mbushën me gëzim, zëra të ëmbël e plot gjallëri. Të gjithë të përgatitur, pritëm me kënaqësi nxënësit tanë, që erdhën radhë-radhë, për të mbushur shkollën plot.

I gjithë stafi i shkollës, me në krye znj. Afrore Lila, drejtoreshë, është kujdesur që fëmijët të kenë një fillim të lehtë e të këndshëm. Fillimisht, si çdo vit, fëmijët u pritën në oborrin e shkollës nga mësimdhënësit, për të vazhduar pastaj takimet e mbyllura me kujdestarët nëpër klasa. Të gjithë nxënësit u pajisën me tekste shkollore. Kështu të gjithë duken të gatshëm për të filluar një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Dita e parë në shkollë s’ka se si të nisë më mirë sesa me lojëra e argëtim. Andaj, sikur është bërë traditë, edhe sot, për dy orë rresht u zhvilluan Lojërat me stacione, si loja me thes, loja me rreth, loja me litar etj. Të gjithë u argëtuam shumë. Kjo ishte një ditë e bukur, një ditë e parë e vitit të ri shkollor. Gëzuar!