Friday, 21 September, 2018

PËRMES VIZITAVE ARRIJMË KOMPETENCAT

Kulla e Zahir Pajazitit dhe Liqeni  i Batllavës ishin pikat e radhës të vizitës sonë. Nxënësit e klasave të teta realizuan atë çfarë kishin planifikuar mësimdhënëset e tyre në ndërlidhje të  lëndëve: Biologji, Histori, Gjeografi, Fizikë e Teknologji për të arritur kështu rezultatet e të nxënit  për kompetenca të shkallës e të fushës kurrikulare.

Me këtë rast nxënësit panë nga afër kullën e Zahir Pajazitit. Më pas analizuan relievin e liqenit të Batllavës, matën lagështinë e tokës e të ajrit me pajisjen e mikrobitit dhe gjithashtu  me termometër matën temperaturën e ujit e të ajrit.

Ky mjedis i bukur ndikoi te nxënësit emocionalisht duke i bërë ata të argëtohen shumë e kështu të kthehen  në shkollë me njohuri e shkathtësi të reja.