Tuesday, 11 December, 2018

GARA E DIJES – JA KUSH JANË KAMPIONËT

Në kuadër të dy departamenteve, atij të Shkencave Humane dhe të Shkencave Natyrore u mbajt kuizi në lëndët Gjuhë shqipe, Edukatë qytetare, Histori, Gjeografi, Matematikë, Fizikë, Biologji, Kimi, Teknologji për klasat VI – VIII. Katër nxënës  në gjeneratë zhvilluan një garë të fortë për tri vendet e para. Përgjigjet e sakta kumtoheshin me entuziazëm e besim, saqë fituesi nuk mund të identifikohej deri në pyetjet e fundit shtesë. Kuizi i diturisë është një ngjarje që zhvillohet çdo vit në shkollë. Ndërsa mësimdhënësit uruan nxënësit me dëshirën që ata të shkëlqejnë gjithmonë kështu.  

Fituesit e klasave VI

  1. Amar Gashi, vendi i parë
  2. Adora Krasniqi, vendi i dytë
  3. Krenar Tan Haskuka, vendi i tretë

 

Fituesit e klasave VII

  1. Dion Zejnullahu, vendi i parë
  2. Hana Arënliu, vendi i dytë
  3. Jon Latifi, vendi i tretë

 

Fituesit e klasave VIII

  1. Donat Hasani, vendi i parë
  2. Eron Kastrati, vendi i dytë
  3. Artin Mekaj, vendi i tretë