Tuesday, 14 August, 2018

ENGJËLL SHEHU MERR MEDALJEN E ARTË NË DITËN OLIMPIKE

Engjëll Shehu, nxënës i klasës së pestë në Shkollën tonë,  fitoi medaljen e artë sot në Ditën Olimpike të Kosovës. Ndër 2500 fëmijë, vajza e djem, sa ishin të përfshirë në Prishtinë, triumfoi Engjëlli, i cili u entuziazmua me arritjen e tij. Dita Olimpike u shënjua sot në të gjitha qytetet. Për të marrë pjesë në të u përzgjodhën fëmijët e lindur në vitin 2008, në simbolikë të vitit të Pavarësisë së Kosovës. Prandaj Dita Olimpike këtë vit u organizua për nder të çlirimit të Kosovës. Sigurisht se edhe ne i gëzohemi këtij suksesi dhe jemi krenarë me Engjëllin tonë!