Monday, 19 November, 2018

DITA E LIBRIT SHËNOHET EDHE NË “MILENIUMIN E TRETË”

23 prilli, Dita Botërore e Librit, shënohet sot edhe në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Me këtë rast, Java e Gjuhës Shqipe nisi sot me nxënësit e klasave 6-9, me aktivitete të ndryshme. Ndërkaq, të rinjtë tanë, nxënësit e klasave 10-12 diskutuan për librin dhe për autorë, duke vlerësuar kontributin e madh të tyre për ngritjen e civilizimit e të kulturës në përgjithësi. Gjithashtu biblioteka e shkollës u mbush me  më të vegjlit. Duart e vogla përzgjidhnin tituj, diskutonin për librat dhe kështu  zbulonin kënaqësinë që të jep leximi.

Dita ndërkombëtare e Librit dhe e të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, duke e lidhur këtë datë me vdekjen e dy emrave të mëdhenj të letërsisë botërore, Shekspiri dhe Servantesi.