Thursday, 26 April, 2018

Filluan regjistrimet në klasat 1 dhe 10 për vitin shkollor 2018/2019

Së shpejti fillon regjistrimi i fëmijëve për grup parafillor!

Pranohen rezervime për vendet e lira në klasat e tjera (numri i kufizuar)

Organizimi i procesit mësimor sipas standardeve më të larta

  • Shërbime profesionale për fëmijë dhe për prindër
  • Qëndrimi në shkollë prej 6-8 orë, varësisht nga mosha dhe nevojat individuale të fëmijëve
  •  Kryerja e pjesës më të madhe të obligimeve gjatë qëndrimit në shkollë
  • Aktivitete jashtëmësimore dhe zbavitëse për fëmijë
  • Klubi “M3 Coders” për teknologët e rinj
  • Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm elektronik i nxënësve
  • Mësimi i Bazuar në Projekte qasje e vazhdueshme e të nxënit
  •  Edhe këtë vit Shkolla shpërndan nga një tablet për secilin nxënës të regjistruar në klasën e 10-të

Klasat e ciklit fillor punojnë me Hap pas Hapi, program edukativ i hartuar nga Universiteti Georgetown në Washington, që paraqet gërshetim të përvojave amerikane dhe evropiane për punë me fëmijët e moshës deri në 10 vjet. Ky program realizohet në 30 vende të Botës, e në Kosovë është i pranishëm nga viti 1997.

Të gjitha ambientet e mësimit fillor në Shkollë janë të pajisura sipas standardeve të Programit Hap Pas Hapi, për të mësuar:

  •  Individualizimin në mësim, Të mësuarit aktiv,
  •  Mundësinë që fëmijët të zgjedhin aktivitetin e dëshiruar,
  •  Mjedisin stimulues për mësim, Bashkëpunimin me familjen.

Gjuha angleze dhe gjuha gjermane mësohen nga klasa e parë.

Mësimi i rregullt shoqërohet me projekte modulare, me platforma digjitale, aktivitete dhe vizita në funksion të temave që trajtohen, klube sipas zgjedhjes, aktivitete sportive, kor, pikturë, skenografi, ndërmarrësi, etj.

Kurse të veçanta për gjimnazistë si TOEFL, SAT, NDËRMARRËSI, CREATIVITY & INNOVATION.

Shkollë e licencuar për programet e ECDL, me certifikim ndërkombëtar (Europian Computer Driving Licence)

Informatat dhe paraqitjet:

Shkolla “Mileniumi i Tretë”, rr. “Isa Kastrati”, p.n. (rreth 1 km nga shkolla fillore “Iliria” në drejtim të Matiçanit)

Prishtinë, Kosovë Tel.: +383 38 244 258; +383 44 260 606

E-mail: info@mileniumi3.net

http://www.mileniumi3.net

Çdo ditë pune prej orës 8.00-16.00