ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Java e Arkivit të Hapur

Java e Arkivit të Hapur

Nxënësit e klasave IX -1,2,morën pjesë në hapjen e Javës së Arkivit të Hapur, organizuar nga Agjensia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) me rastin e 67-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.

Nxënësit patën mundësi të shohin nga afër punën dhe aktivitetet që bëhen në këtë institucion me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë së shkruar të vendit tonë.

Nxënësit vizituan Sallën e leximit, hapësirën për rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore, Laboratorin e restaurimit dhe konservimit, Laboratorin e mikrofilmimit dhe digjitalizimit, depon e ASHAK-ut dhe Bibliotekën.

Pyetjet e shumta dhe të shumëllojshme të nxënësve treguan interesimin e tyre për të marrë sa më shumë informacione dhe vizitën e bënë akoma më interestante.