Monday, 20 August, 2018

Java e Gjuhës Angleze

Në shkollën tonë, si cdo vit u mbajt Java e Gjuhës Angleze. Qëllimi i kësaj tradite është promovimi i gjuhës dhe kulturës angleze. Këtë vit tema ishte “Britons Who Changed the World”.

Nxënësit, të ndarë në grupe, gjatë një jave të plotë, kanë hulumtuar, mësuar dhe prezantuar punime për figurat e shquara dhe mbi të gjitha janë inspiruar. Java e Gjuhës Angleze u përmbyll me sukses dhe si produkt i përgjithshëm ishte murali me figurat britaneze që lanë gjurmë në mbarë njerëzimin.