Monday, 20 August, 2018

MOTIVIMI DHE LEXIMI

“Motivimi dhe leximi” ishte tema për të cilën sot z. Agron Gashi, mësimdhënës i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, prezantoi para pjesëtarëve të Departamentit të Shkencave Sociale. Ai solli përvojën e tij me nxënës e studentë, duke theksuar disa nga mënyrat se si ka arritur të nxisë ata për të lexuar, gjithnjë duke u bazuar edhe te argumentet e emrave botërorë. Ndër të tjera, theksoi se duke sjellë para nxënësve bestseller, personazhe të goditura, duke organizuar vazhdimisht vizita në librari, në panaire e në biblioteka, duke organizuar takime me shkrimtarë, duke botuar shkrime të nxënësve ka arritur të formësojë lexues të zellshëm, lexues të përjetshëm.