Tuesday, 11 December, 2018

Libri është miku më i mirë i jetës

Projekti  “Libri është miku më i mirë” vazhdon të realizohet me sukses në klasat e katërta dhe nxënësit kësaj radhe prezantuan në Power Point librin e tyre të përzgjedhur.

Shumë emocion, dashuri dhe kreativitet sollën sot në klasë nxënësit e klasës IV -2 të cilët prezantuan me shumë përkushtim punën e tyre nga autorë të njohur si David Williams, Mary Pope Osborn, Andy Cope & Andy Whittaker, Darrell Woodman dhe Amy Bradley.

Nxënësit analizuan librin, prezantuan dhe komentuan përpara shokëve dhe shoqeve të klasës, elaboruan pjesën e pëlqyer të librit, nxorën porosi dhe analizuan personazhet kryesore të librit.

 

“The more you read

         the more things you know.

The more that you learn

                        the more places you’ll go.”

 

Projekti vazhdon…:)