Sunday, 22 July, 2018

Udhëtimi nëpër internet

Në kohën të cilën po jetojmë, interneti është bërë pjesë e pandarë e jetës sonë. Përmes internetit mund të udhëtosh në kontinente të ndryshme si për lojëra, argëtim, mësim, miqësi e shumë gjëra të tjera. Jo të gjitha informatat  në internet mund të jenë të sakta apo të sigurta. Për këtë qëllim në klasën tonë ishte, daja i shoqës sonë Tiarës, Z. Vullnet Shkodra.

Ai mbajti një ligjeratë shumë të rëndësishme për mënyrën e përdorimit të interntit, ku diskutimi me fëmijë ishte shumë produktiv.Shkodra këshilloi fëmijët të përdorin motorët e kërkimit si Safe search kids ose Ask Kids, Youtube kids, KidRex meqë ato nuk përmbajnë informata të dëmshme për fëmijë dhe të bëjnë të ndihesh i sigurt gjatë udhëtimit.

Klasa V/1, falënderon Z. Vullnet Shkodra për ligjeratën e mbajtur.

1 2 3 4 5