Monday, 19 February, 2018

Vizitë në ekspozitën “Lirinë e gjeta këtu”, hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Në vijim të aktiviteteve kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, heroit tonë kombëtar, nxënësit e klasave VI 1, VII 1 dhe VII 2  vizituan ekspozitën  “Lirinë e gjeta këtu”, hapur në  Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe kushtuar këtij heroi.

Nxënësit panë nga afër  libra, artikuj, citate dhe fotografi të përzgjedhura, pjesë e koleksionit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës të cilat pasqyronin ndikimin e figurës emblematike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në kulturën e Kosovës.