ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

NJË PËRPJEKJE PËR PROZË POETIKE

NJË PËRPJEKJE PËR PROZË POETIKE

Shkruar nga Rona Hoxha, nxënëse e klasës VII-1, sot në orën e Gjuhës shqipe.

Bora po bie ngadalë…nëpër ato pemë të moçme, nëpër ato degë të vjetra. Ajo po shndrit madhërishëm mbi tokën e dheun. Po e mbulon dalë-ngadalë këtë tokë në të cilën më herët luanin fëmijët plot hare e shend. Qielli tashmë vetëm po hesht. Ai diell i bukur është fshehur diku atje matanë reve të zemëruara. Tashmë nuk nxeh më me atë shndritjen e vet e nuk na dhuron më atë ngrohtësi së verës e të pranverës. Tashmë ai na viziton më rrallë. Pret të na marrë malli paksa e vjen plot ngazëllim, mbushur me buzëqeshje.

Sakaq velloja e hollë e borës e kaploi gjithë qytetin, vello e punuar me ato perla magjepsëse që mbuluan manushaqe, lule bore, shumë livadhe e kullosa e të cilat e frymëzojnë njeriun ta dojë e ta dojë këtë stinë aq të bukur. Lulet shumëngjyrëshe ikën dhe së bashku me to edhe bletët punëtore. Edhe zogjtë shkuan nga ky vend i ftohtë. Shtegtuan larg diku, për t’u kthyer më vonë. Shih, sa shumë ndryshime që na sjellka ky dimër. E sjellka edhe ngazëllimin e dashurinë në fytyrën e fëmijëve. Ajo fytyrë e vogël, e skuqur nga i ftohti.

Pra, ky qenka dimri! Stinë e cila na sjell shumë dashuri e ngrohtësi në shtëpitë tona.