ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur!

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur!

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur! – Ishte edhe qëllimi i vizitës së stomatologes  Mevlyde Limani, halla e nxënësit Platon Limani.

Doktoresha Mevlyde,  ligjëroi dhe praktikoi në klasë instruksione rreth mirëmbajtjes së  dhëmbëve, biseda rreth konsumimit të ushqimeve të shëndetshme,  gjithashtu, ajo u dha informacione se si duhet bërë kujdes maksimal nxënësit për të pasur dhëmbë të shëndoshë e të pastër.

Nxënësit e klasës IV -2 parashtruan pyetje të shumta doktoreshës Mevlyde rreth mënyrës se si duhet të trajtojnë  dhëmbët  e tyre, në mënyrë që mos të vije deri te prishja apo nxjerrja e tyre e parakohshme.

Doktoresha Mevlyde solli të gjithë nxënësve të klasave të katërta brusha për dhëmbë.

Klasa IV -2 falënderon përzemërsisht doktoreshën Mevlyde Limani .