ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Përfundim entuziast i Javës së Projekteve – COPA-COPA PËRBËJMË MOZAIKUN

Përfundim entuziast i Javës së Projekteve – COPA-COPA PËRBËJMË MOZAIKUN

Java e Mësimit të Bazuar në Projekte u finalizua sot me ekspozitën e hapur dhe me ndarjen e çmimeve për projektet më të arrira. Një mozaik shumëngjyrësh u shndërrua shkolla sot me gjithë punimet e prezantuara. Nëntë projekte ishin në garë, duke pasur mundësinë të prezantojnë punën e bërë përgjatë gjithë javës para drejtoreshës së shkollës, Afrore Lila, para komisionit vlerësues dhe mësimdhënësve e nxënësve të shkollës. Produktet ishin të jashtëzakonshme. Sikur u shprehën anëtarët e komisionit, z. Petrit Tahiri, prind, zëvendësdrejtoresh, znj. Fitore Hoxha dhe koordinatorja e MBP-së Violeta Elezi vendimi për ndarjen e çmimeve ishte i vështirë për faktin se të gjitha prezantimet e sotme kanë arritur të përmbushin e disa edhe të tejkalojnë kriteret e parapara për vlerësimin e mësimit të bazuar në projekte. Megjithatë disa u veçuan me çmime, si:
  • Çmimi i Ekspozitës iu nda nxënësve të klasave I – V
  • Çmimi i Shkencës u nda për projektin “Katapulta”
  • Çmimi për Ndikim e Qëndrueshmëri iu nda projektit “Fjalori matematik”
  • Çmimi për Mesazhin e Përçuar iu nda projektit “We are all the peces of the same puzzle”
  • Çmimi për Përsosmëri iu dha projektit “Të jetojmë gjatë e shëndetshëm”
  • Çmimin për Prezantim e fitoi nxënësja Yllëza Gashi.
Turneu sportiv gjithashtu u përmbyll duke ndarë shpërblimet për fituesit në basketboll e futboll.
  • Klasa VII-1, fituese në basketboll
  • Klasa VII-2, fituese në futboll
  • Klasa VIII-2, fituese në futboll
  • Klasa X-1, fituese në futboll