ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitë në “Cacttus Education”

Vizitë në “Cacttus Education”

Në kuadër të  temës “Arsimimi si kusht i domosdoshëm për jetë dhe orientimi në karrierë-profesion” në lëndët Sociologji dhe Psikologji, nxënësit e klasës XII/2  vizituan shkollën profesionale “Cacttus Education” .

 Me këtë rast nxënësit u njoftuan më gjerësisht me veprimtarinë dhe fokusin e kësaj shkolle e cila ka për qëllim përgatitjen e të rinjve për karrierë në teknologji informative dhe udhëzime të mëtutjeshme në karrierë. Po ashtu nxënësit panë për së afërmi kushtet që ofron  kjo shkollë në zhvillimin e shkathtësive praktike, zbatimin e projekteve reale, aftësimin për tregun e punës.