Friday, 15 December, 2017

MËSIMI I BAZUAR NË PROJKETE – PUNË E KËNAQËSI

Mësimi i Bazuar në Projekte nisi sot në shkollën tonë dhe do të vazhdojë deri të premten, më 17 nëntor. Nxënësit e klasave të gjashta deri në të dymbëdhjetën janë të ndarë në 12 projekte me tema të ndryshme. Ndërkaq nxënësit e klasave I – V do të fillojnë të mërkurën. Qëllimi i organizimit të gjithë kësaj është që fëmijët, përveç kënaqësisë, të zhvillojnë e të arrijnë kompetencat e shkallës e të fushës, në formë të aktiviteteve të ndryshme. Nga ajo çfarë është planifikuar nga mësimdhënësit, e premtja, si ditë e prezantimit, do të jetë vërtet interesante!

Edhe turneu sportiv, në futboll e në basketboll, që tradicionalisht zhvillohet gjatë Javës së Projekteve, është ngjarje që nxënësit e presin me padurim.

 

Temat për ciklin VI-IX

  1. Katapulta
  2. 15 fëmijë, 15 histori
  3. Fjalori matematik
  4. Sign language
  5. Shqiptarët nëpërmjet artit
  6. Koncert

 

Temat për ciklin X-XII

  1. Mbijetesa pas një apokalipsi
  2. Të jetosh gjatë dhe shëndetshëm
  3. Gazetaria hulumtuese
  4. Pema e Paqes
  5. We are all pieces of the same puzzle 2
  6. Tutorët