Monday, 20 November, 2017

Prezantim nga prindi i klasës IV-2 për Japoninë – Nippon

Informata të shumta dhe të rëndësishme për Japoninë solli në klasën tonë prindi i klasës znj. Ermira Hatipi, e veshur me kimono dhe detaje të tjera të veshjes tradicionale japoneze, të cilat mahnitën nxënësit.

Ishulli i Japonisë gjendet në kontinentin e Azisë. Japonezët e quajnë Nippon, që do të thotë Origjina e Diellit, dhe për kryeqytet ka Tokyo-n. Monedha e tyre quhet Yen.

Me kureshtje të madhe nxënësit dëgjuan prezantimin e përgatitur nga znj. Ermira, e cila për rreth 40 minuta me shumë dashuri shpjegoi rrugëtimin e saj që kishte përjetuar në Japoni.  Nxënësit mësuan detaje edhe për tempujt, portat, pagodat, objekte për praktika fetare, sportet japoneze, ushqimin dhe artin japonez.

Prezantimi  për Japoninë ishte njëri ndër më mbresëlënësit për nxënësit e klasës.

Falënderim të madh nga zemra për znj. Ermira Hatipi nga klasa IV-2.