Monday, 20 November, 2017

Zemra – Ngrohtësia e familjes nuk krahasohet me asnjë ndjenjë në botë

Ngrohtësia e familjes nuk krahasohet me asnjë ndjenjë në botë. Të gjithë anëtarët e saj janë qirinj që së bashku  ngrohin shpirtin. Andaj në klasën V-1 ishte e pranishme Znjsh. Linda Kajtazi, halla e shoqes së klasës- Marenës.

Pasi që Znjsh. Linda është me profesion interniste dhe endokrinologe, ajo mbajti një ligjëratë për zemrën dhe funksionin e saj. Nga ligjërata nxënësit morën shumë informacione të dobishme dhe shfaqën interesim duke bërë pyetje nga më të ndryshmet.

Klasa V-1 i janë mirënjohës Znjsh. Linda.