Saturday, 18 August, 2018

Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Vizita e radhës e vogëlushëve të klasave të dyta në kuadër të temës Profesionet, u realizua më 23.10. 2014, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, vizitë kjo e mundësuar nga prindi i klasës II-3, zonja Dafina Ymeri – shefe e sektorit të serologjisë dhe diagnostikës molekulare.

Zonja Dafina paraprakisht ishte në vizitë në shkollën tonë, ku nxënësve të të tria klasave u foli për punën që bën ajo dhe i gjithë stafi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ( AUV- së)

Nxënësit patën rastin të shihnin se si punohet në laboratorin mikrobiologjik dhe atë kimik, si merren mostrat e qumështit dhe si matet përqindja e yndyrës që përmban ai qumësht, etj.

Nxënësit tanë nuk hezituan të bëjnë edhe pyetje rreth aparaturave dhe mënyrës se si kontrollohen ushqimet që ne i konsumojmë çdo ditë. Pyetjeve iu përgjigjën zonjat që punojnë aty duke u sqaruar në hollësi punën e tyre.

Në fund për nxënësit, stafi i AUV- së kishte përgatitur edhe nga një lëng dhe nga një ëmbëlsirë.

Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë Vizita në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë