Friday, 24 November, 2017

Vlerat arkeologjike, vlera që duhen trashëguar

Shpella e Gadimes, Kalaja e Artanës dhe Parku Arkeologjik Ulpiana  ishin pikat e ndalesës sonë sot me nxënësit e klasave të shtata dhe të gjashta. Kjo vizitë me karakter mësimor është planifikuar nga mësimdhënësja e Gjeografisë, znj. Zymryte Avdiu dhe znj. Alketa Hasani, mësimdhënëse e Historisë, me qëllim që nxënësit të shohin e të njohin për së afërmi vlerat tona arkeologjike. Ulpiana, si njëra nga qendrat më të mëdha antike urbane, u la përshtypje të madhe nxënësve, sidomos pamja e bukur që ka marrë pas restaurimeve të fundit. Ndërkaq, edhe në ndalesat e tjera nxënësit morën mjaft informacione nga ciceroni, por edhe nga mësimdhënëset për vjetërsinë e rëndësinë e ruajtjes si të Shpellës së Gadimes, po ashtu edhe të Kalasë së Artanës.