Monday, 19 November, 2018

“Mileniumi i Tretë” sot NDRYSHE

Për të shënuar 1 Shtatorin, sot në shkollën tonë u organizua Loja e Stacioneve e cila kishte për qëllim t’iu ofrojë nxënësve një mundësi për të bashkëpunuar dhe njohur njëri tjetrin përmes argëtimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme.

Gjatë dy orëve nxënësit patën rast të punojnë në grupe dhe të vizitojnë stacionet e ndryshme të cilat udhëhiqeshin nga mësimdhënësit e shkollës. Gjithsej ishin 30 stacione, ku secili prej tyre ofronte nga një aktivitet të ndryshëm.

Ishin fytyrat e qeshura të nxënësve ato që ia shtuan edhe më shumë harenë kësaj dite e bënë edhe më madhështore. Stafi i shkollës shprehen shumë te kënaqur me aktivitetet e relaksit sepse “Mileniumi i Tretë” sot frymoi krejt ndryshe. Ata ndihen shumë të gatshëm për të filluar një vit të mbarë dhe të suksesshëm.

Në realizimin sa më të mirë të kësaj dite morën pjesë edhe disa nga nxënësit e gjeneratave të mëhershme të cilët i falënderojmë shumë për gatishmërinë e përhershme lidhur me aktivitetet që ndodhin në shkollë.

stacioni1 stacioni2 stacioni3 stacioni4 stacioni5 stacioni6 stacioni7