Friday, 15 December, 2017

Klubi i Tenisit Rilindja në shkollën “Mileniumi i Tretë”

Sporti ndikon në gjendjen e mirë fizike dhe në zhvillimin e aftësive bazë të lëvizjes. Pjesëmarrja në një aktivitet sportiv, në përputhje me aftësitë e fëmijës, mund të forcojë vetëbesimin e tij.

Sot, nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë”, patën rastin të njoftohen me disa rregulla bazë të sportit të tenisit të prezantuara nga Klubi i Tenisit  “Rilindja”. Nxënësit  praktikuan teknika të ndryshme të tenisit me udhëzimet e trajnerëve të këtij klubi.

Nxënësit e klasave I-III u argëtuan shumë dhe mësuan më shumë rreth këtij sporti.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” falenderon klubin “Rilindja” për mundësinë që iu ofroi nxënësve.

DSC_0022 DSC_0036 DSC_0053 DSC_0065 DSC_0077 DSC_0092 IMG_6041