Tuesday, 13 November, 2018

KREATIVITETI NË PROJEKTET MODULARE

Temat që i trajtuan në projekte modualare nxënësit e klasave të katërta, gjatë këtij tremujori,  ishin: Fjalori ynë – fjalë të panjohura, Gjëegjëzat dhe Ushqimet tradicionale.

Nxënësit kureshtarë dhe kreativë gjetën numër të shumtë të fjalëve, të cilave ua bashkangjitën edhe kuptimin e tyre. Pasi e trajtuan në klasë  këtë temë, ata seleksionuan fjalët e veçanta dhe i përmblodhën në një emër  Fjalori ynë.

Kreativitetin dhe njohuritë e tyre, nxënësit e shprehën edhe në temën Gjëegjezat. Numër i shumtë i gjëegjëzave qe intrigonin vëmendjen e tyre, të përzgjedhura me kujdes, u prezentuan nga nxënësit në klasë.

Ndërsa ushqimet tradicionale, si një ndër vlerat kryesore të popullit tonë, zunë vend në punën tonë gjatë muajit Maj. Një meny që përfshinte emrat e ushqimeve tona tradicionale  ishte pjesë e punës së nxënësve.

Ajo që e veçonte gjithë këtë punë ishte pasioni i nxënësve për gjithë këto vlera popullore si: fjalët shqipe, gjëegjëzat dhe për ushqimet tradicionale.

IMG_2079 IMG_2080 IMG_2082 IMG_2084 IMG_2086 IMG_2087 IMG_2088 IMG_2089 IMG_2090 IMG_2094 IMG_2119 IMG_2144