Saturday, 18 August, 2018

Prezantim për energjinë

Në kuadër të lëndës Njeriu dhe natyra, nxënësit e klasës së pestë u treguan shumë kreativ. Ata morën iniciativën që të bëjnë hulumtim me temë “Energjia”, që ishte një temë për të cilën kishin mësuar nga kjo lëndë. Gjetjet e hulumtimit të tyre i kishin përgatitur për prezantim në Power Point. Kështu, ata prezantuan para klasave të pesta punën e tyre, duke na dhënë informacione të vlefshme dhe mjaft interesante në lidhje me temën që kishin trajtuar. Ata e përmbyllën prezantimin e tyre me një eksperiment me të cilin dëshmonin efektin e energjisë në prodhimin e dritës. Një dëshirë e tillë e nxënësve, për t’i kaluar dhe pasuruar njohuritë e tyre të mara nga shkolla, është më se e mirëseardhur.

IMG_5563 IMG_5575 IMG_5576