Tuesday, 16 January, 2018

Nxënësit e klasave të para nisën një rrugë të re – rrugën e dijes

Të lumtur e të gëzuar, festuan vitin e ri shkollor. Të shoqëruar nga prindërit e tyre, ata u njoftuan me mësueset, shokët dhe shoqet e klasës.

Nxënësve fillimisht iu shpërndanë dhuratat e përgatitura enkas për këtë ditë. Tutje, ata u sistemuan nëpër klasat e tyre, ku patën mundësi të njihen me ambientin e klasës dhe të bisedonin me njëri – tjetrin.

Pastaj që të gjithë së bashku dolën në oborrin e shkollës. Aty secili nga ta bëri një fotografi të veçantë për ditën e parë të shkollës, si dhe fotografi të shumta me mësuesen dhe prindërit. Lotët dhe gëzimi shiheshin në të gjitha fytyrat e vockla të tyre.

Pas shpërthimit të balonit gjigant përpara hyrjes së shkollës, nxënësit u përshëndetën me prindërit e tyre dhe të shoqëruar nga mësueset e klasës vazhduan pjesën tjetër të ditës në klasat e tyre, ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme njoftimi dhe relaksimi.

Shkolla iu uron suksese në rrugën e dijes!

 

stacioni_1 stacioni_2 stacioni_3