ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Në shtypshkronjën  Rilindja dhe shtëpinë botuese Libri shkollor

Në shtypshkronjën  Rilindja dhe shtëpinë botuese Libri shkollor

Ne, klasat e katërta, realizuam vizitën mujore, në objektin e shtypshkronjës “Rilindja” dhe shtëpisë botuese “Libri shkollor”. Patëm mundësinë të shohim nga afër objektin e punës së shtypshkronjës 40–vjeçare “Rilindja” dhe t’i prekim makineritë, që kanë kryer aq shumë punë përgjatë këtyre viteve. Ishte kënaqësi dhe ne mbetëm të mahnitur nga historiku i objektit, shtypjes së gazetës së parë në gjuhën shqipe me emrin ’’Rilindja” dhe gjithçka që e karakterizonte Rilindjen. Me vëmendje të thellë,  dëgjuam rrëfimet e nikoqirit dhe ecëm nëpër objektin e kësaj shtypshkronje. Në shtypshkronjën “Rilindja” kuptuam që tash në vendin tonë ekziston numër i madh shtypshkronjash e ne, këtë vizitë e vazhduam në njërën nga to, në shtëpinë që ka botuar dhe shumë nga librat tanë -’’Libri shkollor’’. Në të mësuam se si shkon procedura e botimit të librave dhe si shpërndahen ato nëpër territorin e Kosovës. Po ashtu nga afër pamë dhe llojet e letrave me të cilat punohen librat tanë dhe gjërat tjera, që e karakterizonin këtë shtëpi botuese. Mirënjohje dhe falënderim për dy shtëpitë nikoqire, për kohën dhe pritjen e mrekullueshme! Ne morëm dhuratë nga dy libra për secilin nxënës, si dhe libra të ndryshëm për bibliotekat e klasave I – V. image image_1 image_2 image_3 image_4 image_5 image_6 image_7 image_8 image_9 image_10 image_11 image_12 image_13 image_14 image_15 image_16