Friday, 21 September, 2018

Vizitë në Fushë Kosovë, në kuadër të projektit Kosovision Contest

Më datë 15.2.2017, klasat e pesta realizuan një vizitë në Fushë Kosovë. Kjo vizitë hyn në kuadër të projektit Kosovision Contest, si aktivitet i parë i tij. Qëllimi i vizitës ishte dërgimi i këpucëve të grumbulluara nga nxënësit e shkollës për fëmijë dhe familje që kanë nevojë për to. Këta fëmijë gjendeshin në kopshtin e fëmijëve në kuadër të organizatës “The Ideas Partnership”. Nxënësit panë ambientin ku fëmijët qëndronin dhe njëkohësisht dhanë ide për rregullimin e ambientit të brendshëm dhe oborrit të kopshtit të fëmijëve.

Kështu u përmbyll kjo vizitë si fill i një vazhde të aktiviteteve të planifikuara dhe implementim i ideve të nxënësve që dhanë gjatë vizitës.

IMG_4895 IMG_4898 IMG_4900 IMG_4903 IMG_4905 IMG_4913 IMG_4917 IMG_4928