Sunday, 27 May, 2018

“Rilindja Kombëtare” rikthehet fuqishëm në orët e historisë

Këto ditë orët e historisë në shkollën tonë, konkretisht në klasat X-ta ishin me përmbajte nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimtarja ka ndarë tema të seminareve në grupe, të cilat nxënësit i kanë dorëzuar në word, ndërkaq i kanë prezantuar përmes Power Point-it. Gjithashtu, nxënësit kanë përgatitur edhe hamera, me informacione për ngjarje dhe emrat përfaqësuesve të kësaj periudhe duke theksuar gjithnjë temën kryesore të saj, dashurinë për atdheun e popullin, evokimin e sëkaluarës historike dhe luftën pëçlirimin kombëtar. Këto orëpërveç karakterit mësimor, kanë marrë edhe peshë tjetër, pasi në to janë përfshirë forma të ndryshme të punës, si seminaret e punimet për prezantime. Ndërkaq, gjatë prezantimit, mes nxënësve diskutimi ka qenë mjaft i frytshëm. Kështu, pra, u përmbyll ky miniprojekt i “Rilindjes Kombëtare Shqiptare” që nis nga gjysma e parë e shekullit XIX e perfundon në vitin 1912.

IMG_6255 IMG_6257 IMG_6268 IMG_6292 IMG_6297 IMG_6299 IMG_6304 IMG_6308 IMG_6317 IMG_6319 IMG_6320 (1) IMG_6320 IMG_6323 IMG_6326 IMG_6387