Monday, 22 October, 2018

JON LATIFI, KRIJUESI I DITËS

Ky është Jon Latifi, nxënës i klasës VI-1, mendjemprehtë e inteligjent. Niveli i njohurive dhe i gjykimeve të tij është i lartë karshi moshës që ka. Sot u veçua në orën e Gjuhës shqipe, duke krijuar këtë poezi.

 

Nëna Tokë

Nëna Tokë, Nëna Tokë,

Vezulloftë dielli, lulëzoftë fieri

 

Nëna Tokë, Nëna Tokë,

A na fal dot për këtë mëkat,

Se ne ty të lamë sakat.

 

Gjithë ky tym e gjithë ky hi,

Po na japin veç shkretëti.

Po jetojmë në mjerim,

Se këtë e shkaktoi ky njerëzim.

 

Re të zeza e shi thartë

S’krahasohen me natyrën e artë

Ti na dhe jetë,

E ne ndotëm një det.

 

Ti na lejove të shohim yje,

E ne premë me mijëra pyje

 

Nëna Tokë, Nëna Tokë,

Shiko se ç’të bëmë në këtë epokë!

 

jon latifi