ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

REKORDMENIA MELISA ZHDRELLA, SHPRESË E NOTIT KOSOVAR

REKORDMENIA MELISA ZHDRELLA, SHPRESË E NOTIT KOSOVAR

Në klasën XI/2 vazhdon me suksese edhe një nxënëse, sportiste e notit, Melisa Zhdrella. Ajo ushtron dhe vepron në klubin e notit “Termopan’’ Prishtinë.Melisa mori pjesë në kampionatin botëror në Kanada ku tregoi rezultat të shkëlqyer. Melisa Zhdrella filloi garat në disiplinën 50 m Bretkosë dhe shënoi kohë shumë të mirë në një konkurrencë shumë të fortë. Kjo vajzë entuziaste arriti kohën 34:00 duke fituar 607 pikë Fina, e cila konsiderohet të jetë koha më e mirë e arritur ndonjëherë nga Melisa, me çfarë edhe theu rekordin kosovar. Sportistja e re shpërfaq gatishmërinë që të sfidojë edhe garueset e nivelit botëror, dhe dita ditës po ngrihet në nivel të lartë në sportin e notit. Suksese Melisa në sfidat e radhës!