ORARI

E Hënë - E Premte

08:00-16:00

KONTAKT

+38344260606

+38338244258

ADRESA

Rr. "Sokol Sopi", nr. 107

Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë

Vizitë në Kuvendin e Kosovës

Vizitë në Kuvendin e Kosovës

Në kuadër të shumë vizitave dhe bashkëpunimeve me prindër, klasat e pesta realizuan një vizitë në Kuvendin e Kosovës. Kjo vizitë u mundësua nga prindi i shokut tonë të klasës- Krenarit, Z. Mytaher Haskuka. Nxënësit u dërguan  te salla e Kuvendit të Kosovës dhe pastaj tek zyra e Z. Haskuka. Në sallën e Kuvendit të Kosovës, Z. Haskuka ua shpjegoi me kujdes punët që bëhen në kuvend. Nxënësit ishin kureshtarë dhe bënin shumë pyetje. Shpjegimet dhe bisedat vazhduan edhe në zyrën e tij. Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur me vizitën e realizuar.

Klasat e pesta falënderojnë Z. Mytaher për mundësimin e kësaj vizite.

IMG_3977 IMG_3979 IMG_3985 IMG_4053 IMG_4062