Friday, 24 November, 2017

Udhëtimet me klasën me autorizimin  e prindërve

Ne, fëmijët kemi shumë dëshirë të udhëtojmë dhe të vizitojmë vende të ndryshme. Këto udhëtime i bëjmë me prindërit ose të afërmit tanë. Por, neve na pëlqejnë shumë edhe udhëtimet me klasën dhe për të udhëtuar bashkë, pa prindërit, ne duhet të marrim autorizimin e prindërve.

Prindërit me marrëveshje e autorizojnë mbikëqyrjen e fëmijëve të tyre për ditë të caktuara të udhëtimit. Këtë dokument e përpilon dhe e kontrollon sipas procedurave ligjore noteri, na tha z. Sinan Visoka, prindi i shokut tonë të klasës, Eltonit.

Sinani, me profesion noter, me shumë kujdes na dha informata për detyrat e noterit si dhe përgjegjësitë ndaj klientit dhe na tregoi për përgatitjen profesionale që duhet të ketë noteri. Noteri duhet të ketë të përfunduar arsimin e lartë juridik, pa të cilin nuk mund të ushtrojë këtë profesion.

E gjithë klasa, e falënderojmë për pjesëmarrje si dhe për broshurat me informacione të ndryshme që i ndau për ne.

f1. f2 f3 f4 f5